Wednesday, 21. October 2026
Sport

Tiranë, një person gjendet i vdekur brenda një automjeti. Policia: Dyshohet se është vrarë me armë zjarri

GS 20/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Mihal Popi”, në  bllokun “1 Maji” në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë informacion për një automjet të aksidentuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda një makine tip “Volvo” shtetasin I. H., i cili nuk kishte shenja jete.

Policia dyshon se ai është vrarë me armë zjarri.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 /rtsh.al/

Teilen: