Ajo që dikur dukej si një mundësi e largët, tani mund të shndërrohet në një rikthim të bujshëm. Trent Alexander-Arnold nuk po e përjeton aventurën që kishte imagjinuar te Real Madrid.
Sipas “TEAMtalk”, ai ka filluar të vërë në dyshim të ardhmen e tij, pasi ka pasur më pak hapësira për të luajtur sesa pritej në “Bernabéu”. Ai ndihet mirë në kryeqytetin spanjoll, por mungesa e minutave të lojës po kthehet në problem.
Kjo situatë ka shtuar dyshimet rreth rolit të lojtarit 28-vjeçar, i cili mbërriti në Madrid si lojtar i lirë në verën e vitit 2025 me pritshmëri të mëdha, por që deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një vend fiks në formacionin titullar.
Sezonin e kaluar Trent e nisi ndeshjen si titullar vetëm 14 herë, ndërsa në sezonin aktual, e ka nisur nga minuta e parë në vetëm tri ndeshje. Situata po ndiqet me vëmendje nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Përveç “reds”, të cilët janë të interesuar për një ribashkim me Trent Alexander-Arnold, me synimin për të mbushur boshllëkun në krahun e djathtë. Por, edhe Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Bayern Munich po i ndjekin zhvillimet.
Real Madrid mund të marrë në konsideratë shitjen nëse vjen një ofertë e përshtatshme. Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga e lartë për të cilën u ra dakord në momentin e transferimit të tij në Spanjë.