Wednesday, 21. October 2026
Sport

Rama publikon pamjet nga takimi me të riun: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

GS 21/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tija sociale pamje nga një takim i zhvilluar me një të ri me aftësi të kufizuara, i cili i kishte kërkuar një bashkëbisedim përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë.

Përmes një shënimi shoqërues, Rama e cilësoi bashkëbiseduesin e tij si një prani ndryshe nga dinamikat e zakonshme politike.:

“Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur.”, shkruan Rama.

I riu shprehu gjatë takimit se vendimi i tij për të takuar Kryeministrin nuk është pritur mirë nga çdokush në rrethin e tij, por nënvizoi se personalisht ndjehej i bindur për këtë hap.

Demokracia, paqja dhe komunikimi

Gjatë komunikimit, Rama theksoi se diferencat në opinione janë pjesë e natyrshme e jetës publike, por nënvizoi nevojën që komunikimi qytetar të ruajë tonet paqësore. Në përgjigje të të riut, kreu i ekzekutivit u shpreh:

“Po tani demokracia është kjo! Mjafton të jetë me paqe dhe me buzëqeshje, jo me gurë dhe me zjarr.”

/rtsh.al/

Teilen: