Nata e së mërkurës në Ligën e Kampionëve solli nëntë ndeshje dhe plot emocione, me befasi, gola të shumtë dhe përballje të forta në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës.
Rezultati më befasues ishte fitorja e Comos 4-1 ndaj Manchester Unitedit, ndërsa Real Madridi triumfoi me rezultat të njëjtë ndaj RB Leipzigut, transmeton lajmi.net.
Galatasaray fitoi në udhëtim ndaj Lille, kurse Arsenali arriti të marrë një barazim 2-2 në përballjen me Bayern Munichun.
Në ndeshjet e tjera, Interi fitoi minimalisht ndaj Shakhtar Donetskut, Club Brugge triumfoi bindshëm ndaj Lensit, ndërsa LASK shkaktoi befasi me fitoren në udhëtim ndaj Sportingut.
Të gjitha rezultatet e mbrëmjes:
- Como 4-1 Manchester United
- Lille 2-4 Galatasaray
- Bayern Munich 2-2 Arsenal
- Real Madrid 4-1 RB Leipzig
- Aston Villa 3-1 Viking
- Inter 1-0 Shakhtar Donetsk
- Club Brugge 3-0 Lens
- Real Betis 1-0 Feyenoord
- Sporting CP 2-3 LASK./lajmi.net/
Teilen: