Thursday, 22. October 2026
Futboll

Amorim paralajmëron “Djallin”: Bournemouth ka më shumë ritëm se Salzburgu

GS 22/10/2026 2 Min. Lesezeit

Milani synon fitoren e tretë radhazi, diçka që nuk e ka arritur ende këtë sezon. Kuqezinjtë kanë mbërritur në Angli, ku të enjten do të përballen me Bournemouth në “Europa League”, pas sukseseve ndaj Salzburgut dhe Atalantës.

“Kur fiton, ke më shumë besim dhe stërvitesh me humor më të mirë. Ndjej se lojtarët kanë besim, jo vetëm për fitoret e fundit, por edhe për mënyrën si luajmë”, – tha trajneri Ruben Amorim për “Sky Sport”.

Për Gonçalo Ramos sqaroi: “Është vetëm masë paraprake. Nuk ka asgjë tepër serioze, thjesht ka ndier ngurtësim të muskulit. Duhet të përqendrohemi te lojtarët që kemi në dispozicion”.

Amorim konfirmoi se Alphadjo Cissé do të luajë titullar: “Ai është ende në 50% të potencialit të tij. Sot do të ketë mundësinë të luajë, por pozicionin do ta zbuloni në fushë. Ka ende shumë për t’u përmirësuar. Edhe Camarda po përparon, punon shumë dhe me përulësi”.

Për ndeshjen, trajneri shtoi: “Bournemouth ka më shumë ritëm se Salzburgu dhe cilësi më të madhe në duelet një kundër një. Do të jetë një sfidë ndryshe, por jemi gati”.

Ai theksoi se takimi nuk është vendimtar, por do të tregojë nivelin dhe momentin e skuadrës. Për zgjedhjen mes Estupiñán dhe Bartesaghi, shpjegoi: “Bartesaghi është vrapues, ndërsa Estupiñán bashkëpunon me shokët dhe krijon ekuilibër. Të dy duhet të jenë gati për të luajtur”.

Së fundi, Amorim nënvizoi nevojën për përmirësime: “Duhet të përmirësojmë disa elemente teknike dhe taktike. Kjo do të na ndihmojë të kontrollojmë ndeshjen”.

Teilen: