Thursday, 22. October 2026
Sport

Dita e 10-të e protestës, pedagogët dhe studentët vijojnë bojkotin para Parlamentit

GS 22/10/2026 1 Min. Lesezeit

Bojkoti i pedagogëve dhe studentëve ka vijuar edhe ditën e sotme, në ditën e dhjetë të protestës, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Protesta nisi përpara Kryeministrisë, ku edhe sot kreu i qeverisë u bëri thirrje protestuesve për t’u ulur në dialog. Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt Parlamentit, ku po zhvillohej seanca plenare.

Edhe punimet e Kuvendit u shoqëruan me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ndërsa protestuesit vijuan qëndrimin e tyre përpara institucionit.

Protesta po zhvillohet në tone të qeta, ndërsa forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në terren janë vendosur edhe autobotë me ujë, në gatishmëri në rast të ndonjë përshkallëzimi të mundshëm të situatës.

/rtsh.al/

Teilen: