Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia do ta vazhdojë aventurën në Ligën e Konferencës, ku do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së dytë në fazën e ligës.
Sonte, nga ora 21:00, Egnatia do të përballet në udhëtim me skuadrën nga Danimarka, Aarhus në ndeshjen që do të luhet në “Randers Stadium”.
Te skuadra nga Rrogozhina po shpresojnë në një tjetër rezultat pozitiv në Ligën e Konferencës, garë në të cilën po debuton dhe Egnatia do të jetë e kompletuar për këtë përballje.
Javën e shkuar, Egnatia barazon në shtëpi 1:1 kundër Midtjyllandit të Norvegjisë në xhiron e parë, dhe tani trajneri Nevil Dede ka kërkuar nga ekipi i tij që të vazhdojë me këtë ritëm.
Për dallim prej Egnatias që e ka një pikë në fazën e ligës, skuadra e Aarhusit ka startuar me humbje duke u mposhtur 1:0 në udhëtim nga Genti i Belgjikës.