Thursday, 22. October 2026
Futboll

Barella: Ndaj Shakhtar në duhej fitorja dhe e morëm, ishim me shpinë pas murit për 3 pikët

GS 22/10/2026 1 Min. Lesezeit

“Nuk e di nëse fitorja ishte 100% e merituar, por ne dhamë gjithçka që kishim në fushë për t’ia dalë mbanë.”

Kështu u shpreh Nicolò Barella pas fitores së parë të Inter në Champions League për këtë sezon, kundër Shakhtar Donetsk.

“Të luash mirë është bukur, por dje na duhej rezultati pozitiv me çdo kusht,” shtoi mesfushori për ‘Sky Sport’.

“Ishim me shpinë pas murit dhe duhej të bënim diçka. Liga e Kampionëve është një ëndërr. Do të përpiqemi ta kthejmë atë në një objektiv“, shtoi Barella.

Teilen: