Lionel Scaloni do të vazhdojë të mbetet selektor i Kombëtares së Argjentinës, pasi tashmë ka arritur marrëveshje të plotë me federatën për rinovimin e kontratës.
Bëhet e ditur se me vazhdimin e kontratës, Scaloni do ta udhëheq Argjentinën deri në fund të Botërorit 2030 pasi kontrata aktuale i skadon në fund të këtij viti.
Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe pritet së shpejti të zyrtarizohet, duke iu dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e Scalonit.
Nën drejtimin e Scalonit, Argjentina ka arritur rezultate fantastike, ku e ka fituar Kupën e Botës 2022 dhe ka arritur deri në finale të Botërorit të këtij viti.
Gjithashtu, Scaloni ka udhëhequr Argjentinën drejt triumfit edhe në dy edicionet të Kupës së Amerikës, në vitin 2021 dhe 2024.
Në 105 ndeshje si selektor i Argjentinës, Scaloni ka regjistruar 81 fitore, 14 barazime dhe vetëm 10 humbje.
Nuk ka dyshim se ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme për Manchester United. Pritet që që në fillim të javës së ardhshme të ketë më shumë qartësi se kush do të jetë trajneri i skuadrës.