Friday, 23. October 2026
Futboll

CONFERENCE LEAGUE: Sërish barazim, por sa pengje te Egnatia! Skuadra e Nevil Dedes me 2 pikë pas dy ndeshjes

GS 22/10/2026 2 Min. Lesezeit

Egnatia barazon 1-1 ndaj Aarhus, kampione e Danimarkës në fuqi por sa pranë ishte te mrekullia per menyren se si erdhi situata. Ndeshja e dytë e barazuar nga djemtë e Nevil Dedes, kampionët e Shqipërisë.

Ndeshja nisi në mënyrë fantastike për Egnatian pasi Ildi Gruda u nis drejt portës dhe u ndalua me faull si lojtar i fundit nga mbrojtësi i Aarhus, Kahl, i cili u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Vetëm 10 minuta më vonë, po i njëjti Ildi Gruda realizoi një kundërsulm “vrasës” duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar Egnatian në avantazh.

VIDEO

Egnatia e menaxhoi lojën mirë gjatë pjesës së parë, duke shfrytëzuar epërsinë numerike dhe duke krijuar raste të tjera shënimi (me anë të Yago-s dhe Kryeziut), përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.

Sapo nisi pjesa e dytë, megjithate, Egnatia e pësoi shumë shpejt golin e barazimit pas një zbritje të shpejtë të Bogere i cili hyri në fushë pas pushimit.

VIDEO

Si pikënisje, një barazim në transfertë në Europë ndaj një ekipi danez si Aarhus (pas atij 1-1 ndaj Midtjylland në ndeshjen e parë) konsiderohet një rezultat pozitiv dhe dëshmi e pjekurisë që rrogozhinasit po tregojnë në arenën ndërkombëtare.

Sidoqoftë, ndeshja të jep ndjesinë e dy pikëve të humbura. Të luash për rreth 85 minuta me një lojtar më shumë dhe të mos arrish të dalësh me 3 pikë nga një transfertë e tillë europiane është një mëkat që vjen për shkak të pasivitetit të shfaqur pas shënimit të golit të parë.

 

 

Teilen: