Moti në vendin tonë do të ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje të dobëta shiu në orët e para të ditës.
Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht me vranësira, të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë gradualisht duke u pakësuar. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit. Pas mëngjesit, reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Ndërkohë, në det pritet valëzim i ulët, i forcës 1–2 ballë.
/rtsh.al/
Teilen: