Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, beson se rreziqet që sjell stili i lojës së trajnerit Andoni Iraola ia vlen të ndërmerren për hir të rezultatit.
Të martën në “Anfield”, Villarreal shfrytëzoi hapësirat dhe dobësitë e një formacioni të Liverpool që kishte bërë gjashtë ndryshime, duke krijuar një avantazh 2-0 brenda 30 minutave të para.
Megjithatë, të frymëzuar nga fenomeni i tyre 18-vjeçar Ngumoha, vendasit arritën të përmbysnin rezultatin në 4-3. “Sigurisht, nuk duam ta gjejmë veten në një situatë ku na duhet të rikuperojmë rezultatin”, tha holandezi.
“Pjesa e parë nuk ishte e mirë, por arritëm ta kthenim situatën në favorin tonë. Kur strategjia funksionon, atëherë po, është vërtet emocionuese “, u shpreh Van Dijk.
“Megjithatë, ky ishte pikërisht mesazhi: duhet të luajmë gjithçka për gjithçka nëse duam ta rifitojmë topin lart në fushë. Duhet ta marrësh atë rrezik, dhe në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë“, tha Van Dijk.
Duke folur për talentin e ri Rio Ngumoha, ai shtoi: “Mendoj se ai e ka dëshmuar veten këtë sezon, por ka ende shumë për të treguar në të ardhmen. vjet ai punoi me Salah dhe kjo ka qenë thelbësore për të”.