Friday, 23. October 2026
Sport

Alarm te Bayerni, lëndohet Luis Diazi, mungon për disa javë

GS 23/10/2026 2 Min. Lesezeit

Luis Diaz ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve dhe do të mungoj për disa javë. Siç njoftoi Bayerni, kolumbiani pësoi një çarje të lehtë muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë gjatë ndeshjes të së mërkurës kundër Arsenalit, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Ky ishte përfundimi i ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i klubit bavarez. Për rrjedhojë, sulmuesi 29 vjeçar do të jetë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar.
Luis Diaz nuk ishte përfshirë në formacionin titullar ndaj Arsenalit për shkak të shqetësimeve lidhur me ngarkesën fizike.
Megjithatë, Diaz u aktivizua në pjesën e dytë kundër Arsenalit, duke zëvendësuar Ismael Saibarin në minutën e 68-të, por nuk arriti ta përfundonte ndeshjen në fushë.
Pak para fundit, anësori i majtë kapi kofshën dhe në minutën e 90 u zëvendësua.
Duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, mungesa e Diazit përbën një goditje të rëndësishme për Bayernin. Edhe Jamal Musiala është aktualisht jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë.

 

Teilen: