Friday, 23. October 2026
Sport

Përmbysje e çmendur e ’76ers përballë Cavaliers, James me ‘double-double’

GS 23/10/2026 2 Min. Lesezeit

Ndeshja e parë përballë publikut të vet në këtë sezon ka qenë e veçantë për Philadelphia 76ers, të cilët përmbysën Cleveland Cavaliers edhe pse ishin plot 29 pikë në disavantazh për të triumfuar 114-106.

Lojtari kryesor i këtij rikthimi ishte Tyrese Maxey, i cili i realizoi 32 pikë, por në fitoren e dytë rresht të Sixers, ishin pesë basketbollistë të rëndësishëm dhe me pikë dyshifrore. Joel Embiid i shënoi 24 pikë, LeBron James ishte autor i 17 pikëve, 10 kërcimeve e pesë asistimeve, Jalen Brown i realizoi 21 pikë e tetë kërcime dhe VJ Edgecombe kontribuoi me 11 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Kjo pesëshe e Philadelphias erdhi në shprehje në periudhën e fundit, kur doli për herë të parë në epërsi.
Kalorësit e Clevelandit patën një seri prej 17-0 për ta mbyllë pjesën e parë me plot 28 pikë më shumë 67-39.
Nga 69 pikët e pjesës së dytë, 64 u shënuan nga pesëshja e parë, vendimtare për këtë triumf.

Sa i përket takimit tjetër të mbrëmjes Oklahoma City Thunder ka mposhtur Denver Nuggets në një duel ku u shënuan shumë pak pikë. 96-84 ishte rezultati në favor të nënkampionit, me Shai Gilgeous-Alexander i cili e mbylli këtë sfidë me 17 pikë, duke kthyer këtë ndeshje në historike pasi ai shënonte të paktën 20 pikë prej 141 takimesh radhazi.

Teilen: