Friday, 23. October 2026
Futboll

Sy dhe veshë nga Barcelona-Real Madrid. Ja pse Mourinho është nxitësi i madh i tensioneve në “El Clásico”

GS 23/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë kaluar 13 vite nga përfundimi i aventurës së parë të José Mourinhos te Real Madridi. Portugezi fitoi një Kupë Mbreti, një kampionat dhe një Superkupë Spanje, ndërsa Barcelona, gjatë së njëjtës periudhë, triumfoi në dy kampionate, një Champions, dy Superkupa Spanje, një Kupë Mbreti, një Superkupë Europe dhe një Botëror Klubesh. Sipas artikullit, epoka e Mourinhos prodhoi më shumë armiqësi sesa futboll.

Përplasjet nisën që në kohën kur drejtonte Chelsea. Në vitin 2005, pas eliminimit nga Barcelona, Mourinho akuzoi trajnerin Frank Rijkaard se kishte takuar arbitrin Anders Frisk në dhomën e zhveshjes. Një vit më pas, e akuzoi Lionel Messin për simulime, pas përjashtimit të Asier del Hornos.

Tensionet vazhduan tek Interi, sidomos në gjysmëfinalen e Champions-it më 2010, kur zikaltrit eliminuan Barcelonën. Por kulmi erdhi gjatë periudhës 2010–2013 te Reali: akuzat për favorizim të Barcelonës, përplasjet me Pep Guardiolën dhe gjesti famëkeq, kur Mourinho i futi gishtin në sy Tito Vilanovës.

Duket se portugezi po e ndez sërish atmosferën para “El Clásicos”, duke i shtuar detyra trajnerit Hansi Flick, i cili duhet t’iu rezistojë provokimeve.

 

 

Teilen: