Friday, 23. October 2026
Sport

: Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes, trajneri i gjermanëve dërgohet menjëherë në spital

GS 23/10/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është dërguar me urgjencë në spital pasi dyshohet se është rrëzuar pas një seance stërvitore të skuadrës bavareze.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, 40-vjeçari belg është transportuar me ambulancë në një spital në Mynih, ndërsa një helikopter emergjence kishte ateruar më herët në qendrën stërvitore të klubit.

Kompany thuhet se ditët e fundit ka vuajtur nga një infeksion viral, i cili i kishte shkaktuar probleme fizike, përfshirë vështirësi në ecje dhe ngjitjen e shkallëve. Pavarësisht gjendjes shëndetësore, ai ishte paraqitur në stolin e Bayernit në ndeshjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi 2-2.

Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara zyrtarisht për gjendjen e tij shëndetësore apo shkakun e saktë të incidentit.

Kjo situatë vjen vetëm pak ditë para ndeshjes së radhës së Bayernit në Bundesligë ndaj Freiburgut, e planifikuar për të dielën. Mbetet të shihet nëse trajneri belg do të jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën në këtë përballje.

Teilen: