Saturday, 24. October 2026
Sport

Bayerni konfirmon gjendjen e trajnerit Kompany

GS 24/10/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, pritet të mungojë për një periudhë të gjatë, pasi po vazhdon trajtimin në spital pas një infeksioni viral.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl, ka konfirmuar të shtunën se 40-vjeçari është në gjendje stabile, ndërsa ekzaminimet mjekësore po vazhdojnë për të përcaktuar natyrën e sëmundjes.

“Fillimisht duhet të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë dhe më pas të diskutojmë për kohën e rikuperimit. Nuk do të flasim për ditë, por për javë”, ka deklaruar Eberl.

Në mungesë të Kompanyt, ndihmëstrajneri anglez Aaron Danks do ta drejtojë Bayernin në ndeshjen e së dielës kundër Freiburgut, në kuadër të Bundesligës.

Ndërkohë, Danks ka konfirmuar se Joshua Kimmich nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim.

Bayerni kryeson tabelën e Bundesligës me një pikë më shumë se Freiburgu, ndërsa ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve do ta zhvillojë më 3 nëntor kundër Atletico Madridit.

Teilen: