Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka reaguar dje pas ngjarjes së rëndë ku i riu Erjon Vishkulli u godit nga plumbi i gomës në sy gjatë protestës.
“Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit, pjesëtar i Tifozëve Kuq e Zi dhe mbështetës i përkushtuar i Kombëtares sonë.
Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen.
Erjoni ka qenë pranë Kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij.
Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon!”
Teilen: