Supersfida e javës së 10-të në Eredivisie mes kampionëve në fuqi të PSV-së dhe kryesuesve aktual të Feyenoord, është mbyllur në barazim 1-1.
Fillimisht ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh në “Philips Stadion”, me Guus Til, i cili shënoi në minutën e 21-të, pas një aksioni të gjatë, që u finalizua me sukses nga mesfushori holandez. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për PSV-në.
Në minutën e 54-të, Anis Hadj Moussa barazon shifrat 1-1, duke shënuar një gol tejet të bukur, pas një aksioni të shpejtë të lojtarëve të Feyenoord. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund, dhe “De Kraker” mbyllet në shifrat 1-1.
Pas këtij barazimi, merr fund ecuria prej 5 fitoreve rresht e Feyenord, megjithatë mban ende vendin e parë në renditje me 24 pikë. Dy ndjekësit më të afërt janë Az Alkmaar me 20 pikë, që nuk ka luajtur ende për këtë javë dhe PSV, po me 20 pikë.