Karl Lennart konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më premtues dhe pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha. Pavarësisht cilësive dhe talentit të tij të padisikutueshëm në fushë, drejtuesit e Bayern Munich janë të shqetësuar për stilin e jetesës së 18-vjeçarit, që mund të ndikojë shumë në të ardhmen e tij.
Sipas Bild, drejtuesit e klubit bavarez nuk janë të kënaqur me praninë e Lennart Karl në rrjetet sociale. Drejtuesit e klubit kërkojnë që 18-vjeçari të përqendrohet më shumë te futbolli.
Në raport thuhet se Karl reklamon së tepërmi “stilin e tij të jetesës luksoze dhe jetën private me të dashurën e tij, influenceren Zoe Käppele”, në rrjetet sociale.
Brenda klubit, mesazhi për Karl është i qartë: më pak Instagram, më shumë përkushtim dhe performanca më të mira në fushë. Zyrtarët e Bayern Munich thuhet se i kanë përmendur atij shembullin e yllit tjetër të klubit, Tom Bischof, i cili është tre vjet më i madh. Edhe partnerja e Bischof është shumë aktive në rrjetet sociale, por ai e mban vazhdimisht marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut.