Sunday, 25. October 2026
Futboll

Liverpool “ul me këmbë” në tokë Brighton. Man. United turpërohet në shtëpi (video)

GS 25/10/2026 2 Min. Lesezeit

Liverpool i ka dhënë fund ecurisë pozitive të Brighton me 4 fitore rresht. Të kuqtë kanë fituar në “Anfield” me shifrat 2-0 ndaj Brighton, në sfidën e vlefshme për javën e tetë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku goditja brenda zonës e Florian Wirtz, e devijuar edhe nga Pascal Gross, përfundoi në rrjetë dhe u konsiderua autogol. Në minutën e 21-të, kundërsulm i shpejtë i Liverpool, që dyfishon shifrat me Alexander Isak, pas asistit të Bradley Barcola. Pjesa e parë edhe i gjithë takimi mbyllet në shifrat 2-0. Liverpool ngjitet në vendin e katërt në renditje me 15 pikë, Brighton mbetet në vendin e tretë me 16 pikë.

SHIKOGOLAT

Manchester United ka pësuar humbjen e radhës, duke u mundur sot 0-3 nga Bournemouth në “Old Trafford”. Miqtë shënuan fillimisht në minutën e 38-të me Rayan. Braziliani gjeti golin pas një krosimi në Justin Kluivert në zonë. Në minutën e 43-të, Marcus Tavernier dyfishon shifrat për Bournemouth, pas asistit të Adrien Truffert. Evanilson shënoi golin e tretë për miqtë në minutën e 71-të.

SHIKOGOLAT

Në dy sfidat e tjera, Hull City barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Brentford. Crystal Palace u mund 0-2 nga Newcastle.

Teilen: