Sunday, 25. October 2026
Sport

Bilanci i përditësuar i të lënduarve në protestë/ Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

GS 25/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar informacionin mbi personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar sot, më 25 tetor, në Tiranë.

Sipas njoftimit të orës 19:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 3 persona të lënduar, mes tyre dy protestues dhe një efektiv policie.

Dy prej tyre kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin, ndërsa një protestues vijon të jetë i shtruar.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur edhe një efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Sipas të dhënave paraprake të strukturave spitalore, në total janë raportuar 4 të lënduar gjatë protestës, mes tyre tre protestues dhe efektivë policie.

/rtsh.al/

Teilen: