Real Madridi ka kaluar në epërsi 0-1 ndaj Barcelonës në minutën e 41-të të El Clásicos, që po zhvillohet në “Camp Nou”.
Kylian Mbappe përfitoi nga një top i mbetur në zonën e rreptësisë dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje pranë shtyllës së majtë, duke i dhënë epërsinë skuadrës madrilene.
Goli erdhi në mënyrë fatlume për sulmuesin francez, i cili reagoi shpejt për ta shfrytëzuar mundësinë dhe për ta ndëshkuar Barcelonën në fund të pjesës së parë.
Teilen: