Monday, 26. October 2026
Sport

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

GS 25/10/2026 2 Min. Lesezeit

Real Madridi po e mbyll pjesën e parë të El Clásicos me epërsi 0-1 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të La Ligës.

Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 41-të, kur përfitoi nga një top i mbetur në zonën e rreptësisë dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës madrilene.

Barcelona pati mundësi të mira për të shënuar, por Lamine Yamal shpërdoroi një rast të artë nga afërsia, ndërsa Anthony Gordon u ndal nga një pritje e shkëlqyer e portierit Andriy Lunin.

Në anën tjetër, Yan Diomande pati një mundësi në kohën shtesë, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Barcelona kishte 59 për qind të posedimit të topit dhe regjistroi nëntë goditje, kundrejt gjashtë të Real Madridit.

Megjithatë, madrilenët krijuan më shumë raste të rrezikshme, me tri mundësi të mëdha shënimi, ndërsa Barcelona pati një të tillë.

Pavarësisht epërsisë në posedim dhe numrit të goditjeve, Barcelona mbetet në disavantazh, ndërsa Reali shkon në pushim me epërsinë minimale 0-1.

Teilen: