Monday, 26. October 2026
Futboll

Mourinho ndez “Camp Nou” me festimin e shfrenuar të tij; në gjunjë dhe me gjuhën jashtë

GS 26/10/2026 1 Min. Lesezeit

Vitet kalojnë, por José Mourinho nuk ndryshon kurrë. Portugezi udhëhoqi Real Madridin drejt një fitoreje 2-1 në “Camp Nou” kundër Barcelonës, duke rihapur garën për titullin në La Liga. Vëmendjen e mori festimi i veçantë i “Special One” pas golit vendimtar të Kylian Mbappé.

© Da video

Mourinho rrëshqiti mbi gjunjë përpara stolit të tij, shtrëngoi grushtin dhe nxori gjuhën jashtë. Një gjest që u bë menjëherë “viral”. Festimi i kujtoi shumëkujt një tjetër shpërthim emocionesh të trajnerit portugez, gjatë ndeshjes Real Madrid–Manchester City në Champions League, në vitin 2013.

© Da video

Të tjerë e krahasuan me një nga festimet e tij më ikonike në “Camp Nou”; gishtin e drejtuar drejt qiellit pas triumfit me Interin në finalen e Champions League, në vitin 2010. Kanë kaluar vite, por Mourinho vazhdon të jetë po ai personazhi që di të rrëmbejë vëmendjen me emocionet dhe gjestet e tij.

© Da video

Teilen: