Monday, 26. October 2026
Futboll

Mourinho iu jep të gjithëve leksionione, “Special One” është kthyer në makthin e “Camp Nou”

GS 26/10/2026 2 Min. Lesezeit

“Camp Nou” kishte arsye që t’i frikësohej Mourinhos. Rikthimi i trajnerit portugez në Barcelonë, sërish në krye të Real Madridit, ngjalli pritshmëri të mëdha, por edhe shqetësim te tifozët katalanas. Dhe Mou e bëri sërish: pushtoi “Camp Nou” për herë të katërt, duke fituar një ndeshje vendimtare për titullin, pavarësisht mungesave të rëndësishme dhe vështirësive të të tijve në fillim të sezonit.

Tetori perfekt – “El Clasico” ishte një ndeshje pa kthim për Real Madridin, që konfirmoi rikthimin në formë. Fitorja mund të shënojë një pikë kthese për skuadrën: 5 fitore radhazi, fundi i ecurisë së pamposhtur të Barcelonës në La Liga dhe ngushtimi i diferencës në vetëm tri pikë. Real Madridi i shkaktoi Barcelonës humbjen e dytë radhazi, pas asaj ndaj PSG-së në Champions, duke mbyllur një tetor perfekt me 5 fitore; 3 në kampionat dhe 2 në Europë.

“Djemtë zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme, të organizuar, të përqendruar dhe me guxim për të dalë me topin nga prapavija përballë një kundërshtari që ushtron shumë presion. Mundëm një kundërshtar të madh, me një arbitër që bëri mirë punën e tij, por me një VAR që ishte në gjumë në minutën e 60-të, kur Cancelo meritonte karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Diomande. Gjithsesi, ishte një ndeshje dhe një fitore e madhe”, – deklaroi Mourinho.

Teilen: