Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi ka qëlluar me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses së tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luar të Roskovecit. Sipas Policisë, 37-vjeçari me iniciale B.M., akuzohen për për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
“Roskovec/ Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Luar, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec.
Nga veprimet hetimore rezultoi se, në fshatin Luar, Roskovec, shtetasi B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”’, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/