Monday, 26. October 2026
Futboll

“Carrick është tradhtuar nga lojtarët, nuk kanë të njëjtën dashuri si ai për Manchester United”

GS 26/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ashley Young, ish-futbollisti i Manchester United, kritikoi ashpër skuadrën pas humbjes 3-0 ndaj Bournemouth në Premier League, në “Old Trafford”. Është zhgënjyese ta shohësh Michael Carrick në këtë gjendje. Do të doja që në skuadër të kishte lojtarë që e njohin dhe e duan klubin po aq sa ai”, – deklaroi anglezi për “Sky Sports UK”.

Young vijoi me kritikat: “Lojtarët mund të jenë dukur të dëshpëruar, por besoj se Michael e di që fundi është afër. Në sezonet e fundit kanë kaluar disa trajnerë, por lojtarët janë po ata. Ka pasur disa ndryshime në skuadër, por ata nuk po tregojnë absolutisht asgjë”.

Ish-futbollisti vuri në dukje mungesën e angazhimit të ekipit: “Në ndeshjen e fundit dukej sikur ishin dorëzuar. Nuk po vrapojnë për këtë trajner dhe nuk kanë dëshirë të luftojnë. Tifozët meritojnë shumë më tepër. Është e qartë se duan më shumë dhe e dinë që Carrick është tradhtuar nga këta lojtarë”.

 

Teilen: