Barcelona u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar mbrëmë në “El Clasico”, në minutën e 30-të, ku Xavi Espart la fushën e lojës, pas një përplasjeje të fortë me Aurelien Tchouameni.
Dëmtimi i mbrojtësit të ri ka rezultuar më i rëndë nga sa u mendua në fillim dhe ai pritet të rikthehet në fushë në fillim të vitit 2027.
“Analizat e kryera kanë konfirmuar se Xavi Espart ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë, si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në ndeshjen kundër Real Madridit. Lojtari do të jetë jashtë fushave për rreth shtatë javë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit katalanas.
Pas mungesave të Jules Kounde, Eric Garcia, Andreas Christensen dhe Dani Olmo, shtohet në listë edhe Xavi Espart, duke e vënë trajnerin Hansi Flick në një pozitë tejet të vështirë sidomos për zgjedhjet e tij në mbrojtje.