Monday, 26. October 2026
Futboll

Derbi i madh i Stambollit, Galatasaray e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Osimhen është “monstër” (video)

GS 26/10/2026 1 Min. Lesezeit

Galatasaray është duke udhëhequr 2-0 pas 45 minutave të para në “Rams Park”, në derbin e madh të Stambollit, i vlefshëm për javën e nëntë të Superligës turke.

Derbi u zhbllokua në minutën e 29-të, ku i zakonshmi Victor Osimhen gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës, pas asistit të Baris Yilmaz.

Në minutën e 44-të, ishte sërish Osimhen që gjeti golin, këtë herë duke devijuar me kokë në rrjetë goditjen e Davinson Sanchez. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Galatasaray-in. Me dy golat e shënuar deri tani, Osimhen arrin në kuotën e tetë golave në nëntë javë.

SHIKOGOLAT

Teilen: