Bruno Fernandes është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, e cila skadon në qershor, por me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. Megjithatë, situata mes palëve është për momentin shumë e ndërlikuar.
Pasi portugezi bëri komente kritike pas poshtërimit ndaj Como-s 4-1 në Champions League, Fernandes e ndoqi nga stoli humbjen e rëndë të United-it ndaj Bournemouth-it në “Old Trafford” gjatë fundjavës. Qëndrimi i tij në stol u konsiderua si një ndëshkim nga trajneri Michael Carrick.
Në këtë situatë, gjasat që Bruno Fernandes të largohet nga United gjatë merkatos së janarit, por më shumë në merkaton e verës janë shumë të mëdha. Mediet angleze bëjnë me dije se për momentin klubi më i interesuar për portugezin është Milan, aty ku Ruben Amorim, ish-trajneri i tij, e pret krahëhapur.
Por, transferimi i një lojtari si Bruno Fernandes nuk do të jetë aspak i lehtë për Milanin. Një nga pengesat më të rëndësishme është paga e majme e portugezit, i cili duhet të bëjë një ulje të ndjeshme nëse do që të rikthehet në Serie A, aty ku më parë ka luajtur me Sampdorian dhe Udinesen.