Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në mesditë priten vranësira mesatare kalimtare në zonat malore të lindjes.
Sipas parashikimit të SHMU-së, vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në majat e maleve priten reshje të pakta bore.
Era do të fryjë nga drejtimi veri-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 18 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2–4 ballë.
/rtsh.al/
Teilen:

