Tuesday, 27. October 2026
Futboll

Të lidhur që kur ishin fëmijë, ja dedikimi i veçantë i Harry Kane për bashkëshorten pas fitimit të Topit të Artë

GS 27/10/2026 1 Min. Lesezeit

Harry Kane fitoi Topin e Artë për vitin 2026, një vlerësim për arritjen e jashtëzakonshme që sulmuesi anglez pati në karrierën e tij gjatë vitit të fundit.

Pas fitimit të trofeut, përveç falënderimeve të rastit, sulmuesi 33-vjeçar anglez pati një vlerësim e falënderim të veçantë për bashkëshorten e tij.

Duke iu drejtuar bashkëshortes, ai tha fjalë plot dashuri, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që ajo i kishte dhënë, për afërsinë e saj dhe për aftësinë e saj për të ndarë si vështirësitë, ashtu edhe gëzimet, si dhe momentet më të vështira.

“Ky çmim është edhe për ty. Po, ia dolëm!“, tha Harry kane drejtuar Katie Goodland, me të cilën është njohur dhe lidhur që kur ishin fëmijë.

“Më ke mbështetur dhe ke qenë pranë meje që fëmijë. Kjo ka qenë jo vetëm ëndrra ime por e jona dhe pa mbështetjen tënde nuk do ia kisha dalë mbanë”, shtoi Kane.

Teilen: