Tuesday, 27. October 2026
Futboll

Barcelona humbi “El Clasico”, por vendosi këtë rekord historik në “Spotify Camp Nou”

GS 27/10/2026 2 Min. Lesezeit

“El Clásico” mes Barcelonës dhe Real Madridit vendosi rekord historik të ardhurash nga biletat në “Camp Nou”, duke gjeneruar 19.105.768 euro. Rekordi i mëparshëm ishte 16.465.731 euro, i regjistruar më 10 maj 2026.

Ndeshjen e së dielës e ndoqën 60.055 spektatorë, më pak se pesë muaj më parë, kur ishin të pranishëm 62.213 tifozë. Megjithatë, çmimet më të larta dhe shtimi i vendeve VIP në tribunën e dytë rritën ndjeshëm të ardhurat.

Çmimi mesatar i biletës ishte 984 euro, pa TVSH, 10% më shumë se sezonin e kaluar. Ndërkohë, biletat VIP kushtuan mesatarisht 2.727 euro, ndërsa të ardhurat nga shërbimet premium të mikpritjes u rritën me 350%.

Rekordi është edhe më domethënës, pasi ndeshja u zhvillua në fund të tetorit, jashtë periudhës së pikut turistik dhe pa pritshmëritë e veçanta të majit, kur Barcelona siguroi matematikisht titullin kampion. Sipas klubit, 86% e vendeve të zakonshme u zunë nga abonentët sezonalë dhe anëtarët e klubit.

Suksesi ishte i trefishtë: dy herë gjatë fundjavës u thye rekordi i shitjeve në dyqanin e stadiumit, duke kaluar për herë të parë 800.000 euro. Gjithashtu, koleksioni i përbashkët i Barcelonës me “Spotify” dhe reperin Tyler, “The Creator” regjistroi të ardhurat më të larta nga shitjet në dyqanet fizike dhe online të klubit.

Kur stadiumi të përfundojë plotësisht, kapaciteti do të arrijë në 104.600 vende, përfshirë 9.500 vende VIP, duke krijuar potencial për rekorde edhe më të mëdha.

 

Teilen: