Mbrojtësi Amir Rrahmani do të jetë i gatshëm për lojë te Napoli që në mesjavë do të përballet me skuadrën e Monzas.
Rrahmani i mungoi Napolit në barazimin 3:3 ndaj Romës shkaku i grupit, por ai është gati dhe pritet të jetë startues në ekipin napolitan.
Napoli ka bërë të ditur se Rrahmani të hënën është kthyer në stërvitje, duke përfunduar seancën me pjesën tjetër të ekipit dhe trajneri Massimiliano Allegri llogarit në shërbimet e tij.
Rrahmani 33-vjeçar në sezonin aktual ka 10 paraqitje për Napolin në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 1 gol dhe 1 asistim.
Ndeshja Monza – Napolit, luhet të mërkurën nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së nëntë të kampionatit italian, Serie A.
Aktualisht, Napoli është i dhjeti në tabelë me 11 pikë, katër më shumë se Monza që renditet e 15-ta.