Cristiano Ronaldo është përfshirë në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pas polemikave të fundit me trajnerin e tij. Sulmuesi i Al Nassr u përplas publikisht me teknikun, pasi mbeti në stol pa luajtur asnjë minutë, ndërsa më pas braktisi grumbullimin. Federata Portugeze e dënoi me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh.
Tashmë, Portugalia synon ta lërë pas këtë episod dhe të përqendrohet te ndeshjet me Danimarkën, më 14 nëntor në Braga, dhe Uellsin, tri ditë më vonë. Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesús kryeson grupin me 12 pikë të plota.
Rikthimi në kombëtare do t’i jepte Ronaldos mundësinë të vazhdonte ndjekjen e objektivit madhor; 1000 golat zyrtarë në karrierë. Në moshën 41-vjeçare, portugezi ka regjistruar 982 gola me klubet dhe kombëtaren, ndaj i nevojiten edhe 18 për të arritur shifrën historike.
Golin e fundit e shënoi me Al Nassr kundër Al Faisaly. Me 146 realizime për Portugalinë, Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të kombëtareve.