Tuesday, 27. October 2026
Futboll

Alonso: Duhej të tregohemi më të pjekur, kartoni i kuq do të jetë një mësim për Palmer

GS 27/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pas humbjes në derbin londinez ndaj Tottenham në Premier League, skuadra e Chelsea rikthehet në fushë në FA Cup, në përballjen ndaj Liverpool. Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, kërkon reagim nga skuadra e tij.

“Si grup, ashtu edhe individualisht, nuk mendoj se ishim në nivelin tonë më të mire në derbin ndaj Spurs. Në pjesën e dytë situata shkoi në favor të tyre dhe më pas, me 10 lojtarë në fushë, gjërat u bënë të vështira“, tha Alonso.

Duke folur për kartonin e kuq të marrë nga Cole Palmer, ai tha se kjo do të jetë një mësim për sulmuesin anglez. “Patjetër. Arbitri ndoshta ka marrë vendimin e duhur”.

“Deri më tani nuk kishim marrë asnjë karton të kuq dhe duhet të vazhdojmë kështu, sepse na duhet kjo pjekuri për t’u përballur me momentet e vështira. Sigurisht që është një përvojë nga e cila mund të nxirret mësim për të ardhmen”, tha Xabi Alonso.

Teilen: