Kylian Mbappe ka kërkuar falje pas polemikës së shkaktuar nga një video, në të cilën sulmuesi francez bëri një koment për një imazh të montuar që e paraqiste si Mao Ce Dunin, ish-udhëheqësin e Kinës.
Deklarata shkaktoi reagime në Kinë, ndërsa mediat raportuan edhe për pasoja në transmetimet e La Ligës dhe bashkëpunimet komerciale të futbollistit, shkruan Indeksonline
Për këtë situatë lojtari i dytë më i mirë në botë, ka reaguar me një kërkim falje.
“Komenti im ishte i pamenduar dhe sot e kuptoj se ka lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetin kinez në mbarë botën. U kërkoj falje të gjithë atyre që janë ndier të fyer nga fjalët e mia. Ky nuk ishte aspak qëllimi im. Kam respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tij, dhe më vjen sinqerisht keq”, thuhet në mesazhin e sulmuesit të Real Madridit.
Teilen: