Khvicha Kvaratskhelia i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.
Futbollisti i Paris Saint-Germainit është operuar në spitalin “Aspetar” në Doha të Katarit, ndërsa tani do të nisë procesin e rehabilitimit për t’u rikthyer në fushat e blerta.
Kvara u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës në UEFA Champions League.
Teilen: