Igli Tare kërkohet ehe në Arabinë Saudite
Igli Tare kërkon një aventurë të re për të nisur nga e para karrierën e tij si drejtues sportiv, pas etapës së fundit te Milani që u mbyll pa shumë sukses dhe para kohe.
Drejtuesi shqiptar, edhe pse është përfolur vazhdimisht në klube të tjera në Itali, duket se ka oferta konkrete për të vazhduar karrierën e tij në Arabinë Saudite.
Sipas gazetarit italian Françesko Porzio, në emisionin “Al-Montasaf”, Tare dhe drejtuesit e klubti të Al Ahli janë në negociata që ai të ndërmarrë rolin drejtorit sportiv.
Arabët duan të përfitojnë nga eksperienca e Tares dhe janë në bisedime për t’i krijuar këtë mundësi atij që të ndihmoj ekipin të gjejë lojtarë cilësorë.
Megjithëse Porzio e përshkroi Taren si “të vështirë për të punuar” për shkak të personalitetit strikt, raportohet se drejtuesit e Al Ahli vazhdojnë negociatat me të, për t’i besuar vendin e lënë bosh që nga largimi i portugezit Rui Pedro në shtator.
Tare sipas medieve në Itali shikohet si opsion për tu emëruar drejtor sportiv edhe te Napoli.