Wednesday, 28. October 2026
Futboll

Alonso në telashe, humbet për disa javë sulmuesin kryesor, pa të Chelsea nuk arrin dot të shënojë

GS 28/10/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, ka konfirmuar se sulmuesi brazilian Joao Pedro do të mungojë për disa javë, për shkak të një dëmtimi në kofshë. Një dëmtim që e la jashtë fushe sulmuesin edhe në ndeshjen e humbur ndaj Tottenham.

“Është një dëmtim në kofshë, ai do të mungojë për disa javë. Nuk duam të bëjmë parashikime sa gjatë do të mungojë, por ai nuk është gati për ndeshjet e ardhshme”, konfirmoi trajneri spanjoll i Chelsea.

“Joao është një lojtar kyç, do të na mungojë. Jemi të përgatitur ta përballojmë këtë situatë dhe të fitojmë ndeshje me lojtarët që kemi në dispozicion, duke filluar nga përballja me Liverpool”, shtoi Alonso.

Më tej, ai tha: “Jemi gati të luftojmë dhe të tregojmë një nivel të mirë loje. Kjo është arsyeja pse ndërtohet një skuadër. Lojtarët individualë janë të rëndësishëm, por duhet ndërtuar një grup i tërë. Duhet kërkuar zgjidhje, jo justifikime”.

Joao Pedro ka shënuar pesë gola në kampionat këtë sezon dhe ka qenë pjesë thelbësore e treshes sulmuese të Chelsea, së bashku me Morgan Rogers dhe Cole Palmer. Mungesa e tij ndaj Spurs dhe Brentford ndikoi dukshëm në lojën e ekipit.

Ekipi nuk ka arritur të shënojë në asnjërën nga ndeshjet e kampionatit ku braziliani ka munguar. Për ndeshjen ndaj “reds” në Carabao Cup, trajneri Alonso ka në dispozicion Danny Welbeck dhe Emegha.

Teilen: