Kombëtarja e Kosovës në hendboll i fillon javën e ardhshme kualifikimet e rregullta për Kampionatin Evropian të vitit 2028.
Kosova garon në Grupin 4, ku janë edhe Hungaria, Ishujt Faroe dhe Mali i Zi.
Selektori i Kosovës, Jesper Ostlund, të mërkurën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e para, ndaj Ishujve Faroe dhe ndaj Hungarisë.
Ndeshja me Ishujt Faroe zhvillohet më 4 nëntor nga ora 20:00 në Torshavn. Ndërkohë më 8 nëntor nga ora 17:15 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kombëtarja jonë luan ndaj Hungarisë.
Të hënën Kombëtarja jonë udhëton për në Torshavn, ku në mbrëmje e zhvillon stërvitjen e parë. Kthimi nga Ishujt Faroe është të enjten e javës së ardhshme.
Kombëtarja më pas do të vendoset në Ferizaj, ku edhe luhet ndeshja me favoriten e grupit, Hungarinë.
