Kanë përfunduar tre nga ndeshjet e javës së tetë në Serie A. Në “San Siro”, Milan u mund 2-4 nga Bologna. Humbja e parë në kampionat për kuqezinjtë në këtë sezon. Fillimisht ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me Samuel Mbangula, i cili e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Mike Maignan, pas një asisti perfekt që mori nga shoku i skuadrës, Nadir Zortea.
Megjithatë, reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 14-të, Alphadjo Cisse barazon shifrat, pas një gafë të rëndë të bërë nga mbrojtësi i Bologna, Theate. Në minutën e 27-të, Cisse prek goditjen e fuqishme të Fikayo Tomori dhe topi përfundon në rrjetë. Pjesa e parë përfundon 2-1 për Milanin
Në minutën e 60-të, një krosim i Juan Miranda nga goditja e dënimit direkt e në zonë, dërgohet në portën e tij nga Davide Bartesaghi. Dy minuta më pas, kundërsulm i shpejtë i Bologna, që gjen edhe golin e tretë me Samuel Mbangula, pas asistit të Juan Miranda. Në minutën e 86-të, Samuel Mbangula kompleton tregolëshin e tij dhe vulos fitoren e Bologna 2-4.
Në ndeshjen tjetër, Inter ka marrë një fitore të vështirë në transfertë ndaj Venezia, më rezultatin 0-2. Vendasit gjetën golin në minutën e 29-të, por që u anulla për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 79-të, ku pas një topi në zonë të Marcus Thuram, ishte Matias Moreno që e dërgoi në portën e tij.
Në minutën e 82-të, sërish autogol. Hakan Calhanoglu kroson nga këndi, goditja me kokë e Carlos Agusto, deviojet në portën e tij, këtë herë nga Redouane Halhal.
Në ndeshjen e tretë, Parma barazoi pa gola në shtëpi ndaj Udinese.