Wednesday, 28. October 2026
Futboll

Jadon Sancho “pret në besë” Getafe-n, anglezi merr ofertën e parefuzueshme

GS 28/10/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse kishte rënë parimisht dakord për t’u transferua te Getafe si lojtar i lirë, Jadon Sancho është pranë transferimit në Arabinë Saudite. Marca bën me dije se anglezi ka refuzuar transferimin te Getafe, për arsye financiare.

Oferta e ardhur nga Arabia Saudite konsiderohet e pamundur për t’u refuzuar, edhe pse emri i klubit ende nuk është bërë i ditur. Ajo që dihet deri tani është se Sancho do të paguhet mbi 3 milionë euro në sezon, shifër që Getafe nuk mund t’ia plotësonte dot.

Si produkt i akademisë së të rinjve të Manchester City-t, Sancho ka pasur një karrierë mjaft të paqëndrueshme deri më tani, duke provuar klube dhe kampionate të ndryshme. Së fundmi, verën e kaluar, ai u bë lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Man. United.

Edhe pse gjatë kësja kohe, ka pasur vazhdimisht interesim nga klube të ndryshme, lojtari ka refuzuar pasi ofertat e ardhura nuk ishin nën pritshmëritë e tij financiare. Gjë që mesa duket ka marrë fund, pas ofertës së ardhur së fundmi nga Arabia Saudite.

Teilen: