Bologna ka realizuar një fitore spektakolare në stadiumin “San Siro”, duke e mposhtur Milanin me rezultat 4-2 dhe duke ia ndërprerë serinë e pamposhtur në Serie A.
Heroi i takimit ishte Samuel Mbangula, i cili realizoi het-trik, ndërsa mysafirët përmbysën disavantazhin 2-1 në pjesën e dytë për të regjistruar vetëm fitoren e dytë ndaj kuqezinjve në 22 përballjet e fundit të kampionatit.
Milani kishte qenë pothuajse i pathyeshëm në stadiumin e tij gjatë këtij sezoni, por Bologna tregoi që në minutat e para se kishte ardhur për të luftuar për tri pikët.
Skuadra mysafire zhvilloi një ndeshje të guximshme, shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit dhe përfitoi nga rënia e dukshme e Milanit në pjesën e dytë.