“Tifozët kanë të drejtë, duhet të japim më shumë”. Weston McKennie nuk i fshehu përgjegjësitë pas humbjes 2-0 të Juventusit në fushën e Genoas, duke mbrojtur njëkohësisht trajnerin Luciano Spalletti dhe shokët e skuadrës.
“Ne vazhdojmë ta ndjekim Spallettin, e kam thënë në shumë intervista. Cilësitë teknike mund të ndihmojnë në fushë, por në fund lojtarët duhet të luftojnë dhe të përshkojnë edhe ato metra shtesë për shokun e skuadrës. Trajneri nuk mund t’i marrë të gjitha fajet për këtë situatë. Përgjegjësia është e të gjithëve. Në fushë duhet të bëjmë më shumë”, – deklaroi mesfushori.
McKennie theksoi se duhet të rikthehen shpejt te fitorja: “Juventusi është një klub i madh që duhet të fitojë. Nuk mund të humbasim një ndeshje, të barazojmë tjetrën dhe të humbasim sërish. Genoa zhvilloi një ndeshje të madhe, por ne duhet të kthehemi në Torino dhe të kuptojmë ku mund të përmirësohemi.
Tani duhet të rikuperojmë dhe të përqendrohemi te Napoli. Do të jetë e vështirë, por duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar për veten, tifozët dhe klubin”.