Pas barazimit me Rennes, fitores ndaj Lecces dhe humbjes së shëmtuar në fushën e Genoas, Juventusi i Luciano Spallettit nuk po rimëkëmbet pas disfatës 3-0 në shtëpi ndaj Lazios. “Fillimisht duhet t’iu kërkojmë falje tifozëve për paraqitjen. Kjo është gjëja e parë që duhet të bëjmë”, – deklaroi trajneri për DAZN.
Për shkaqet e krizës, ai shtoi: “Na duhet pak kohë për ta kuptuar më mirë situatën. Baldanzi na vuri në vështirësi me pozicionimin e tij. Nuk gjetëm ekuilibrin e duhur. Patëm dy raste shumë të rëndësishme për shënim, por nuk arritëm të shënonim. Humbëm përballjet fizike dhe duelet. Na mungoi pothuajse gjithçka; patëm pak përmbajtje, pak luftë sportive”.
Spalletti nuk i kurseu kritikat ndaj lojtarëve: “Duhet të japim më shumë, nëse këta futbollistë e kanë këtë mundësi. Dua të kuptoj çfarë ndodhi, sepse vetëm tri ditë më parë, për një orë, qëndrimi ynë ishte ndryshe. Duhet të fitojmë duelet. Na duhet kohë për t’u stërvitur, por nuk e kemi, sepse na mungojnë alternativat për të menaxhuar lodhjen”.