Michael Carrick ka shprehur besimin e plotë te Bruno Fernandes, duke theksuar se mesfushori portugez mbetet i përkushtuar ndaj Manchester Unitedit dhe do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën si kapiten.
“Bruno Fernandes është plotësisht i përkushtuar ndaj këtij klubi dhe dëshiron që gjërat të përmirësohen. Për mua, kjo nuk ndryshon”, deklaroi Carrick.
I pyetur nëse Fernandes do ta mbajë shiritin e kapitenit, ai u përgjigj se portugezi e ka udhëhequr skuadrën me sukses në shumë ndeshje dhe prej vitesh, ndaj do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.
Kujtojmë që ndeshjen e fundit, Carrick nuk e futi në lojë mesfushorin portugez.
Teilen: