Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë dhe tashmë ka ide mbi të ardhmen e tij.
Sulmuesi 33-vjeçar është aktualisht një lojtar i lirë pas largimit të tij nga Galatasaray në fund të sezonit të kaluar.
Megjithatë, Icardi nuk synon të pensionohet pasi sipas tij ka ende çfarë t’i jap futbollit.
Argjentinasi ka treguar se synon të rikthehet në Serie A dhe ka folur edhe për kohën e tij te Interi.
“Stërvitem si një i çmendur për t’u përgjigjur në fushë atyre që mendojnë se nuk kam më asgjë për të dhënë. Ëndërroj të luaj përsëri në Itali”, ka thënë fillimisht Icardi për La Repubblica.
“Inter? Humbja e shiritit të kapitenit më lëndoi. I keqmenaxhova disa momente, por sot do të isha më i kthjellët. Jam rritur”, përfundoi sulmuesi argjentinas.
Ndryshe, Icardi njihet si një sulmues ‘vrasës’, pasi në karrierën e tij me klube ka luajtur 478 ndeshje duke shënuar 250 gola.