Friday, 30. October 2026
Futboll

Bayern kërkon kapitenin e Arsenal, londinezët në ankth dhe nisin bisedimet për zgjatjen e kontratës

GS 30/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një kërcënim nga Gjermania kanos Arsenal. Teksa janë duke u zhvilluar negociatat për zgjatjen e kontratës së kapitenit Martin Odegaard, ka dalë në pah interesi i Bayern Munich.

Kontrata aktuale e Odegaard skadon në vitin 2028, ndaj klubi londinez ka nisur bisedimet për ta zgjatur atë. Ai synon të shmangë skenarin më të keq: humbjen e lojtarit me parametër zero pas një viti e gjysmë.

Sipas ‘Sky Sport DE’, lojtari nuk ka qenë aspak indiferent ndaj kësaj qasjeje nga kampionët e Gjermanisë, ndonëse është i lumtur tek Arsenal. Duket se norvegjezi e imagjinon veten duke veshur fanellën e Bayern në të ardhmen.

Drejtuesit e Bayern kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e 27-vjeçarit prej disa vitesh dhe pikërisht këto lidhje të forta janë burimi i shqetësimit për Arsenal.

Londinezët e dinë se duhet t’i përshpejtojnë përpjekjet për të siguruar të ardhmen e Odegaard para se Bayern të vendosë të ndërmarrë një hap konkret.

Gjithsesi, zgjatja e kontratës është rezultati më konkret, duke pasur parasysh se lojtari është një gur themeli i ekipit kampionë në Angli.

Teilen: